KB Peja në sezonin 2025/26, do të debutojë në Ligën ENBL, pasi tashmë ka zyrtarizuar pjesëmarrjen në këtë garë.
Faza e ligës nis më 23 shtator dhe zgjatë deri më datën 11 shkurt të vitit të ardhshëm.
Në këtë fazë, Peja do ti ketë tetë ndeshje, ku prej të cilave katër i luan në shtëpi dhe katër në udhëtim.
Liga ENBL përbëhet prej 27 skuadrave që do të garojnë, prej të cilave pastaj 16 avancojnë në fazën e eliminimit direkt.
Peja në shtëpi do të përballet me Riga Zeli (letoni), Newcastle Eagles (Britani), Spartak Sleven (Bullgari) dhe një kundërshtar tjetër që do të vendoset nga Liga ENBL.
Ndërkohë, në udhëtim Peja do të përballet me Iraklis (Greqi), Olomoucko (Çeki), Dziki Warszawa (Poloni) dhe Dubrava (Kroaci).
Krahas Pejës, në këtë sezon të Ligës ENBL pritet të paraqitet edhe Sigal Prishtina.