Trajneri nga Maqedonia e Veriut, Aleksandar Jonçevski nuk është më në krye të KB Vëllaznimit.
Ekipi i Superligës së Kosovës në basketboll, të mërkurën ka njoftuarse ka ndarë rrugët me Jonçevskin.
Në njoftimin e klubit thuhet se bashkëpunimi është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme, ndërsa Vëllaznimi ka falënderuar Jonçevskin për angazhimin dhe kontributin e dhënë, duke i dëshiruar suksese në karrierën e tij.
Në vend të Jonçevskit, i cili u emërua më datën 10 gusht, drejtimin e ekipit nga Gjakova e ka marrë Nikola Bozhinovski.
Në sezonin aktual, Vëllaznimi nuk ka treguar formë të mirë në Superligën e Kosovës në basketboll, ku pas dhjetë ndeshjeve ka regjistruar 2 fitore karshi 8 humbjeve.
Aktualisht, zë pozitën e parafundit në tabelë me 12 pikë të grumbulluara.