Werder Bremen ka njoftuar se ka përjashtuar mesfushorin, Naby Keita nga stërvitjet e ekipit të parë. 29-vjeçari nga Guinea do të punojë në një program individual dhe do të kërkojë një klub të ri gjatë afatit kalimtar të verës.
“Ne patëm një bisedë shumë të hapur në të cilën arritëm në përfundimin se ky është opsioni më i mirë në situatën aktuale”, njoftoi zyra e shtypit e klubit, transmeton GazetaBlic Sport.
Keita iu bashkua Werder Bremenit si lojtar i lirë në korrik 2023. Në sezonin 2023/24, mesfushori mori pjesë në vetëm 5 ndeshje.
Naby #Keïta wird nicht in das Mannschaftstraining der Bundesliga-Mannschaft zurückkehren, sondern weiterhin ein individuelles Trainingsprogramm absolvieren und sich eine neue Herausforderung suchen.#Werder pic.twitter.com/bDInx7SAC2
— SV Werder Bremen (@werderbremen) August 8, 2024
Kontrata e lojtarit është deri në qershor 2026, por ai mesa duket do të shitet.
/GazetaBlic Sport.