• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kërcënohet me jetë, gjyqtari i njohur nuk do të gjykojë këtë javë në Angli

18/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Premier Liga po shqyrton kërcënimet në rrjetet sociale ndaj Entoni Tejlorit pasi arbitri u bë protagonist në fitoren e Çelsit kundër Bornmëthit të shtunën, e cila theu rekordin për kartonët e nxjerrë.

sadasfdfsads

Abuzimet, disa prej të cilave ishin kërcënuese ndaj arbitrit 45-vjeçar dhe familjes së tij, erdhi pasi ai u tregoi 14 kartonë gjithsej lojtarëve në stadiumin “Vitality” dhe dy të tjerë stafit stërvitor, përfshirë trajnerit të Çelsit, Enco Mareskës. Që prej atij momenti, gjyqtarit i është ofruar mbështetje nga shoqata e arbitrave, ndërsa lista e arbitrave që do të gjykojnë këtë fundjavë tani është finalizuar dhe emri i tij nuk është përfshirë.

Tejlor nuk do të gjykojë asnjë ndeshje, por do të veprojë si gjyqtari i katërt dy herë, në ndeshjen e Sauthemptonit kundër Ipsuiçit të shtunën dhe Brajtonit kundër Notingem Forestit të dielën. Një lëvizje e tillë është bërë për të larguar presionin nga arbitri që u akuzua nga tifozët se e nxori shumë kollaj kartonin nga xhepi fundjavën e shkuar.

Në disa nga kërcënimet më të rënda, abuzuesit shkruanin se Tejlor duhej vrarë. Një tjetër kërcënim shkruante: “Entoni Tejlor, do të të gjej ty dhe familjen tënde”. Të tjerë vijuan duke i shkruar se ai do të gjendej i vdekur në shtëpinë e tij bashkë me familjen.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mungon vetëm zyrtarizimi, Ivan Juric drejt stolit të Romës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.