• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kërkohet fitorja e tretë radhazi, publikohen formacionet e sfidës Celta Vigo-Real Madrid

25/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në më pak se 1 orë, në “Estadio de Balaidos”, skuadra e Celta Vigo do të presë “galaktikët” e Real Madrid, në përballjen e vlefshme për javën e 3-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, ku premtohet spektakël i garantuar.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Rafa Benitez ka vendosur t’i rreshtojë djemtë e tij, me formulën 5-3-2, ku në portë është pozicionuar Villar e para tij në mbrojtje Mingueza, Starfelt, Aidoo, Nunez e Cervi. Në mesfushë janë vendosur De la Torre, Beltran e Bamba, ndërsa dyshja e sulmit plotësohet nga Iago Aspas e Jorgen Larsen.

Në krahun tjetër, tekniku Carlo Ancelotti i ka rreshtuar “galaktikët” e tij, me formulën 4-3-1-2, ku vihet re jo pak mungesa e Toni Kroos dhe Luka Modric. Në portë është vendosur Kepa Arrizabalaga e para tij në qendrën e mbrojtjes Alaba e Rudiger, të cilët ndihmohen nga krahët nga Fran Garcia e Dani Carvajal. Para mbrojtjes është vendosur Fede Valverde, i cili ndihmohet nga Tchouameni e Camavinga. Më i avancuar është “galaktiku i momentit”, Jude Bellingham, i cili pozicionohet pas dyshes së sulmit Vinicius Junior-Rodrygo. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare

Next Post

Java e tretë e La Ligës, ja formacionet zyrtare të sfidës Selta Vigo – Real Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.