• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kështu duket renditja tabelore pas tri ndeshjeve të sotme në Superligë

01/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sot janë zhvilluar tri përballje në kuadër të javës së 12-të kampionale në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkanit i ka takuar kryendeshja kundër Dritës të cilën e fitoi 1:0, në stadiumin e qytetit në Suharekë, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm për Ballkanin e realizoi Lumbardh Dellova nga gjuajtja e lirë në minutën e 36-të.

Me këtë fitore Ballkani “blindon” pozitën e parë me 29 pikë, tani shtatë më shumë se Drita.

Prishtina ka pësuar disfatë në takimin tjetër 1:0 nga Malisheva në stadiumin “Liman Gegaj”.

Me këtë disfatë Prishtina mbetet me 16 pikë në pozitën e pestë, njëjtë sa ka Malisheva që tani është e katërta në tabelë.

Fitore të ngushtë ka marrë edhe Gjilani që triumfoi 2:1 kundër Feronikelit ’74.

“Kuqebardhët” janë në pozitën e gjashtë me 14 pikë, teksa Feronikeli ’74 është i teti me 11 të tilla.

Kujtojmë se të enjten (nesër) do të zhvillohen edhe dy përballje tjera. Llapi pret Fushë Kosovën, ndërsa Liria luan në shtëpi kundër Dukagjinit.

Kjo është renditja tabelore:

/Lajmi.net/

Next Post

Rekord i ri në Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.