Sunday, 10. May 2026
Futboll

Kim Min-jae drejt largimit nga Bundesliga, dy klube italiane dhe tri klube turke

GS 19/04/2026 1 Min. Lesezeit

Kim Min-jae në verë pritet të largohet nga Bayern. Për të ka dy pista: Itali dhe Turqi. Në Itali kanë interes Interi dhe Juventusi, ku ai mund të rikthehet në sistemin me tre qendërmbrojtës.

Agjenti i qendërmbrojtësit ka deklaruar qartë se nuk nxitohet:

“Nuk ka asgjë që na detyron të largohemi tani për tani. Ende nuk e dimë situatën me klubin, por po shqyrtojmë opsionet tona. Ka interes që tani nga Fenerbahçe, por edhe Beşiktaş dhe Galatasaray”.

Teilen: