E ardhmja e Kingsli Koman te Bajerni është ende e pasigurt. Pasi Bajerni ka transferuar Majkëll Olize, francezi konsiderohet si kandidat për shitje.
Klubi bavarez dëshiron të mbledhë një tarifë transferimi prej të paktën 50 milionë eurosh për transalpinin. Fenerbaçe dhe Beshiktash janë gati të bëjë një sakrificë në “xhepat” e tyre për ta sjellë në Superligën turke. Por Koman e ka përjashtuar një lëvizje në Turqi.
Kjo manovër nuk i pëlqen 28-vjeçarit. Barcelona gjithashtu është raportuar të jetë e interesuar së fundmi, ashtu si edhe disa klube nga Premier Liga angleze. Pse Bajerni dëshiron ta shesë? Me një pagë vjetore prej rreth 20 milionë eurosh, anësori është një nga më të paguarit në skuadër.
Bordi dëshiron ta kursejë këtë rrogë. Ndjeshmëria kundrejt lëndimeve gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në këtë vendimmarrje të klubit bavarez.
PANORAMASPORT.AL