Ëndrra e çdo tifozi gjerman, por dhe e drejtuesve të Federatës, ishte të shihnin në stolin e ekipit përfaqësues Jurgen Klop, por kjo për momentin është thjesht e pamundur.
Agjenti i teknikut gjerman deklaroi se: “Klop ka një kontratë me Liverpul, nuk është i disponueshëm për të marrë drejtimin e Gjermanisë”.
Tani të gjithë rrugët të dërgojnë te Julian Nagelsman dhe sipas BILD është thjesht çështje kohe që ai të marrë drejtimin e Gjermanisë, pasi Voller ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e ish-trajnerit të Bajernit
PANORAMASPORT.AL