Liverpool ka më shumë gjasa të luajë futboll në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm, por Jurgen Klopp ka këmbëngulur se ‘Reds’ do ta bëjnë konkurrencën e tyre.
Një paraqitje nën nivel kundër Aston Villas , e shpëtuar nga një gol e Roberto Firmino, do të thotë se Liverpool ka më shumë gjasa të luajë në Evropa Ligë për herë të parë në tetë vjet sezonin e ardhshëm.
‘Reds’ kanë luajtur në Ligën e Kampionëve për pesë sezonet e fundit, duke arritur në finale në tre raste dhe duke ngritur trofeun një herë, por Klopp ka këmbëngulur se ata do ta bëjnë të tyren kompeticionin dytësor të Evropës.
Duke folur për ‘BBC Sport’ pas barazimit 1-1 të Liverpoolit me Villa në ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi të sezonit, Klopp tha: “Ne do ta bëjmë atë [Evropa Ligë] garën tonë.
“Unë nuk jam aq i mërzitur. Fakti që ne jemi tashmë të kualifikuar për në Evropa Ligë është e pabesueshme me të gjitha këto skuadra rreth nesh. Kjo është vërtet e vështirë dhe ne ia dolëm, kjo është mirë”, tha më tej ai./Lajmi.net/