Tuesday, 12. May 2026
Sport

Klubet italiane në garë për Ismajlin

GS 18/06/2025 1 Min. Lesezeit

Krahas Lazios, në garë për Ardian Ismajlin janë futur edhe tri skuadra nga Serie A e Italisë, Parma, Verona e Cremonese.

Ismajlit në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Empolin dhe shumë klube janë në garë për shërbimet e tij, pasi duan ta transferojnë si lojtar të lirë.

Po ashtu, Ismajli po shqyrton edhe mundësinë e kalimit në Turqi, ku Beshiktashi e Trabzonspori tashmë e kanë kontaktuar.

28-vjeçari sezonin e fundit ishte ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Itali dhe në disa prej ndeshjeve të Empolit, barti edhe shiritin e kapitenit.

Ai bën karrierë në Serie A prej vitit 2020, ku para se ti bashkohej Empolit në vitin 2021, një sezon barti edhe fanellën e Spezias.

Teilen: