Sunday, 17. May 2026
Sport

Klubi kosovar i bën dhuratë një telefon të ri futbollistit të huaj, ky ishte reagimi i tij

GS 16/11/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollistit të huaj, Abubacar Tandina, i është bërë një dhuratë nga skuadra kosovare ku ai është pjesë, FC Prizreni.

Ekipi që bën garat në Ligën e Dytë të futbollit në Kosovë i ka bërë dhuratë një telefon të ri futbollistit Tandina, shkruan lajmi.net.

Abubacar Tandina dhuratën e pranoi me buzëqeshje, teksa edhe pjesa tjetër e ekipit po qëndronin në një kafiteri.

Postimi i plotë i FC Prizreni (pa ndërhyrje):

Atë që kemi cekë gjithmon FC Prizreni një familje e madhe,dita ditës edhe po e vërtetojm mbar opinionin sportdashes Prizrenas dhe më gjërë.

Sot futbollistët e klubit FC Prizreni i bërën një suprizë të këndëshme bashklojtarit tyre Abubacar Tandina dhuratë një telefon të ri.

Faleminderit djem jeni me të mirët

FC Prizreni Big Family./Lajmi.net/

Teilen: