Tuesday, 30. June 2026
Sport

Koeman do të largohet nga Holanda

GS 30/06/2026 1 Min. Lesezeit

Ronald Koeman pritet të japë dorëheqje nga posti i selektorit te Përfaqësuesja e Holandës, shkruan “Reuters”.

Dorëheqja e Koemanit vjen për shkak të eliminimit të hershëm të Holandës nga Kupa e Botës. Holanda u mposht në 1/16 e finales nga Maroku pas ekzekutimit të penalltive, 3:2.

Ai pritet të ofrojë dorëheqjen në ditët në vijim.

63-vjeçari e mori drejtimin e “tulipanëve” nga viti 2023.

Ai deri më tani e ka udhëhequr Holandën në 44 ndeshje, derisa ka shënuar 24 fitore, nëntë barazime dhe 53 humbje.

Koeman e ka drejtuar edhe më herët Holandën nga viti 2018 deri në vitin 2020. Ai ka qenë edhe trajner i disa skuadrave si Barcelona, Everton, Southampton, Feyenoord, Valencia, Ajax e Benfica.

Teilen: