• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

KOK organizoi konferencën “Forumi për Sportin”, në kuadër të Javës Evropiane të Sportit

29/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, ka organizuar sot edicionin e pestë të konferencës “Forumi për Sportin”, që u mbajt në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2023.

  

Presidenti i KOK-ut, duke bërë thirrje që të jemi sa më aktivë (BeActive), që ëshë edhe motoja e Javës foli për mikpritjen e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe organizimit të forumit ndërkombëtar Platforma Evropiane e Sportit 2024, për të cilat tha se të gjithë bashkërisht synojmë të jemi shembull i organizimit dhe frymëzim për të tjerët.

Koordinatori nacional i Javës Evropiane të Sportit në Kosovë, Ibër Alaj, foli për aktivitetet e organizuara dhe rëndësinë që ka marrja me aktivitete fizike.

Konferenca, e mbajtur në Hotel Sëiss Diamond, u zhvillua në formë të panelit, ku panelistë krahas koordinatorit Alaj, ishin edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, drejtori i sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, trajnerja e gjimnastikës, Abeliana Bregu dhe gjyqtarja e tenisit, Blearta Ukëhaxhaj, njëherit ambasadore e Kosovës për promovimin e vlerave olimpike në garat e EYOF-it.

Panelistët folën për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe të qenit aktivë me aktivitete fizike, derisa të pranishmit, që kryesisht ishin drejtues të federatave sportive, përfaqësues të MKRS, dekani i FEFS, Musa Selimi, patën mundësinë të diskutojnë për LM Prishtina 2030, duke kërkuar njëkohësisht sqarime të nevojshme në lidhje me mënyrën e organizimit dhe investimeve që do të bëhen nga Qeveria e Kosovës./Lajmi.net/

  

  


Next Post

Ancelotti: Të shqetësuar nga rasti Negreira, është diçka shumë serioze dhe duhet zgjidhur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.