Benjamin Kololli do t’i mungojë disa javë skuadrës së Baselit sepse u lëndua më 30 mars kundër Zuerichut në kuadër të Superligë së Zvicrës.
Kololli ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë dhe do t’i mungojë Baselit për disa javë.
31-vjeçari iu bashkua Baselit në shkurt të këtij viti. Baselit i munguan 12 lojtarë, përfshirë edhe Kolollin në ndeshjen kundër Luganos. Të gjithë lojtarët munguan shkaku i lëndimeve.
Skuadra e Kolollit synon vetëm mbijetesën në elitën e futbollit zviceran.