Wednesday, 26. August 2026
Sport

Kombëtarja e vajzave, në fundjavë e nis aventurën në CEV Volleyball European League

GS 05/06/2026 1 Min. Lesezeit

“Dardanet” e bëhen gati ta lënë pas pjesën e përgatitjeve e tash të fokusohen në sfidat që i presin në CEV Volleyball European League.

Ndalesën e parë do ta kenë në BeH, atje ku Kosova të shtunën nga ora 17:00 ndeshet me Spanjën.

Pas këtij dueli, vashat tona takohen me nikoqirin e këtij turneu të parë të garës, me BeH, në ndeshjen që luhet të dielën nga ora 17:00.

FVK i uron shumë suksese vajzave dhe shtabit teknik, në përfaqësimin e tyre në CEV Volleyball European League 2026.

Teilen: