Thursday, 27. August 2026
Sport

Kombëtarja, Gjimshiti: Nisim një cikël të ri

GS 02/06/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka folur për mediat në prag të miqësores kundër Izraelit, që do të luhet nesër në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

“Jemi të gatshëm të bëjmë atë që kërkon trajneri i ri dhe të japim maksimumin në fushë. Nuk arritëm që të shkonim në Botëror, por jemi i njëjti grup lojtarësh, që nën drejtimin e trajneri të ri, jemi gati për të nisur një cikël të ri.

Ku ndryshon Maran nga Silvinjo? Taktika, pozicioni në fushë ndryshon. Nuk është e lehtë që ti bësh të gjitha në pak kohë, por e rëndësishme është që të bëjmë atë që kërkon trajneri. Jemi gati që të bëjmë ndeshje të mira në këto miqësore”, ka thënë mes të tjerash Gjimshiti.

Teilen: