Skuadra e Real Madridit gjatë fundjavës do të luajë ndaj Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme për La Liga.
Rodrygo, sulmuesi i Kombëtares së Brazilit, do të mungojë në këtë takim mjaft të rëndësishëm e të shumëpritur nga të gjithë.
Kjo për shkak se sulmuesi brazilian u lëndua mbrëmë gjatë ndeshjes ndaj Borussia Dortmundit, në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet të shtunën në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu”.