Friday, 24. April 2026
Sport

Konkurrentët për titull në Superligën e Kosovës luajnë sot në udhëtim

GS 02/03/2024 2 Min. Lesezeit

Sot do të zhvillohet tre ndeshje shumë interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Konkurrentët kryesor për titull luajnë në udhëtim, ku secila pikë e fituar luan rol të madh në renditjen tabelare pasi gara për vendin e parë është mjaft e ngushtë.

Ballkani shkon në Klinë për t’u ballafaquar me Dukagjinin, Drita synon vetëm fitore ndaj Fushë Kosovës, ndërsa Llapi dëshiron vetëm tre pikë ndaj Feronikelit ’74.

Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani është takuar edhe dy herë tjera me Dukagjinin. Në përballjen e parë suharekasit kanë barazuar me rezultat 1:1, kurse në takimin tjetër Ballkani e ka mposhtur ekipin nga Klina me rezultat 3:1.

Drita shkon si mysafire te Fushë Kosova e cila ndodhet te pjesa e fundit e tabelës.

Megjithatë, Fushë Kosova ka fituar një pikë nga gjilanasit në përballjen e tyre në fillimin e kampionatit. E fitore me rezultat minimal, Drita e ka arritur vetëm në takimin e dytë.

Favorit kryesor për ndeshjen tjetër mes Llapit dhe Feronikelit ’74 është padyshim skudra llapjane. Kjo bazuar në rezultatet nga dy takimet e fundit. Llapi e ka mposhtur ekipin nga Drenasi me rezultat 3:0, kurse në shtëpi ka fituar me epërsi minimale

Teilen: