Tuesday, 21. July 2026
Futboll

Kontratë deri në vitin 2031, Man. City bën “bingon” e madhe në merkato me lojtarin që shkëlqeu në Botëror

GS 21/07/2026 1 Min. Lesezeit

Përmes një postimi në rrjetin social X, Nicolo Schira, zbulon se Manchester City ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me zbulimin e Botërorit të fundit, marokenin Ayyoub Bouaddi.

18-vjeçari do të firmosë deri në vitin 2031 me “Qytetarët”. Forma e jashtëzakonshme që tregoi në sezonin e fundit me Lille në Ligue 1 dhe sidomos paraqitja e tij në Kupën e Botës, e kanë bindur plotësisht Man. City-n për të vepruar shpejt për të siguruar transferimin e tij.

Tani vjen pjesa më e vështirë që është gjetja e gjuhës së përbashkët me Lille. Në një deklaratë të disa ditëve më parë, presidenti i Lille, Olivier Letang, zbuloi se Ayyoub Bouaddi do të largohet vetëm për një ofertë 100 milionë euro.

Teilen: