Monday, 7. September 2026
Futboll

Kontratë “ndeshje pas ndeshjeje”, Jadon Sancho drejt transferimit befasues të klubi i madh në Serie A

GS 07/09/2026 1 Min. Lesezeit

Roma jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Jadon Sancho, por së fundmi ka shtuar interesin ndaj anglezit, i cili është lojtar i lirë në treg që nga 31 qershori, kohë kur i mbaroi kontrata me Manchester United.

Sipas CalcioMercato.it, drejtori sportiv i klubit verdhekuq, Tony D’Amico, ka vendosur tashmë kontakte të reja me përfaqësuesit e anglezit dhe synon t’i ofrojë atij një lloj kontrate “ndeshje pas ndeshjeje”, në të cilën paga dhe kohëzgjatja e kontratës do të varen kryesisht nga minutazhi që ai luan.

Dikur i konsideruar si një nga talentet më të mëdha të futbollit botëror, Jadon Sancho, 26 vjeç, është ende pa ekip dhe transferimi te Roma dhe në Serie A, mund të jetë shpëtimi i karrierës për të.

Teilen: