Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t’i luajë tri ndeshje miqësore në muajt në vazhdim, ka njoftuar FFK-ja të martën.
Dy miqësore, Kosova do t’i luaj në muajin mars, ndërsa një tjetër në qershor.
Gjatë muajit mars, do të përballet me Armeninë dhe Hungarinë.
Më 22 mars, në Yerevan do të luaj ndaj Armenisë, ndërsa katër ditë më vonë, do të përballet me Hungarinë në Budapest.
Ndërkohë, miqësoren e tretë, Kosova do ta ketë kundër Norvegjisë, e cila do të luhet në Oslo më 5 qershor.