Djelmoshat e Kosovës së Dusseldorfit janë të trimëruar pas fitores në udhëtim me rezultat 4:1 ndaj SC Kapellen dhe tani e presin SC Viktoria Mennrath në kuadër të javës së dytë të Landesliga.
Kosova ka mobilizuar radhët duke synuar fitoren e dytë dhe të marrin kreun e tabelës.
Atmosfera është e shkëlqyeshme në taborin e kuqezinjve në prag të sfidës së nesërme (15,00).
“Klubi ynë pret në ndeshjen e dytë sezonale Victoria Mennrath.
Pas tre pikëve në ndeshjen e parë ne presim të vazhdojmë serinë e fitoreve edhe në ndeshjen e radhës ku presim në shtëpi Victoria Menrath”, njofton FC Kosova.