Saturday, 25. July 2026
Sport

Kosova e mbyll me fitore Kampionatin Ballkanik U17, mposht Moldavinë në tre sete

GS 25/07/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja U17 e Kosovës në volejboll për vajza e ka përmbyllur me fitore paraqitjen në Kampionatin Ballkanik, duke triumfuar 3:0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e fundit të turneut.

Kombëtarja U17 e Kosovës në volejboll për vajza e ka përmbyllur me fitore paraqitjen në Kampionatin Ballkanik, duke triumfuar 3:0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e fundit të turneut.

Vashat kosovare dominuan takimin që nga fillimi, duke fituar dy setet e para me rezultat bindës 25:10 dhe 25:13.

Seti i tretë ishte shumë më i luftuar, me Moldavinë që ofroi rezistencë deri në fund. Megjithatë, Kosova tregoi qetësi në momentet vendimtare dhe e fitoi setin 29:27, për ta mbyllur ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 3:0.

Kjo ishte fitorja e parë e Kosovës në këtë edicion të Kampionatit Ballkanik U17, ndërsa skuadra e përfundoi garën me një paraqitje pozitive në ndeshjen e fundit.

Teilen: