• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova e shkruan historinë sot – debuton në Lojërat Paralimpike

28/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, për herë të parë, flamuri i Kosovës do të valojë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, duke e vendosur vendin tonë në skenën më të madhe të sportit global për persona me aftësi të kufizuara.

Ceremonia hapëse, që nis në orën 20:00, do të mbahet në sheshin e famshëm Place de la Concorde dhe Champs-Elysées, përballë më shumë se 50,000 spektatorëve.

Kosova do të përfaqësohet në këtë ngjarje prestigjioze nga paraatleti Grevist Bytyqi, i cili do të garojë në disiplinën e tij sportive, i shoqëruar nga trajneri Adrian Mazreku dhe shefja e misionit, Arjeta Gashi.

Për herë të parë, ekipi i Kosovës do të parakalojë në mesin e 168 shteteve nga e gjithë bota, një arritje madhore për vendin tonë dhe sportin paralimpik.

Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, znj. Njomza Emini, e pranishme në Paris për të ndjekur nga afër këtë debutim, e përshkroi këtë moment si “realizim i një ëndrre” për parasportistët tanë.

“Pjesëmarrja e Kosovës në Lojërat Paralimpike është një dëshmi e përpjekjeve të jashtëzakonshme të komunitetit tonë të parasportit dhe një hap i madh për përfaqësimin ndërkombëtar të parasportistëve tanë”, tha ajo.

Kosova u bë pjesë e Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar vitin e kaluar, duke i hapur rrugën pjesëmarrjes në këtë ngjarje madhore, që simbolizon përfshirjen, barazinë dhe fuqinë e sportit për të kapërcyer çdo pengesë.

Next Post

Juvja e shiti për 13 milionë euro te Livepuli, Kieza: Keqardhje, por duhej të largohesha

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.