Saturday, 26. September 2026
Sport

​Kosova gati për sfidën me Austrinë

GS 26/09/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e nesërme ndaj Austrisë, që do të zhvillohet në Vjenë.

Në seancën e sotme stërvitore, Albian Hajdari dhe Edon Zhegrova janë stërvitur të diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës. Dy futbollistët kanë zhvilluar vrapime të lehta për shkak të shqetësimeve të pësuara në ndeshjen e kaluar.

Ndërkohë, pjesa tjetër e futbollistëve ka zhvilluar stërvitjen me intensitet të plotë, duke u përgatitur për sfidën e radhës.

Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij kanë punuar kryesisht në aspektin taktik, duke u fokusuar në detajet e planit të lojës dhe mënyrën se si Dardanët do ta përballojnë Austrinë.

Kosova tashmë është e fokusuar te sfida e nesërme ndaj Austrisë, me synimin për të dhënë maksimumin në Vjenë. Ndeshja nis në orën 18:00.

Teilen: