Thursday, 4. June 2026
Sport

Kosova mban stërvitjen e radhës para ndeshjes miqësore me Andorrën

GS 04/06/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur seancën e radhës stërvitore para ndeshjes miqësore ndaj Andorrës.

Sot, djelmoshat e Franco Fodas u paraqitjen në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Të gjithë lojtarët ishin të gatshëm, përveç Aro Muric që u largua nga grumbullimi shkaku i lëndimit.

Poashtu edhe Altin Gjokaj mungoi, pasi ende s’është rikthyer me grumbullimin e Kosovës U21.

Kujtojmë që të dielën, Kosova luan miqësore ndaj Andorrës.

Teilen: