Federata e Boksit e Kosovës vazhdon me paraqitjet ndërkombëtare. Kësaj radhe do të marrë pjesë në turneun prestigjioz “Mustafa Hajrulahoviç – Talijan”, i cili mbahet nga 28 korriku deri më 1 gusht 2026 në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ngjyrat e Kosovës do t’i mbrojnë tetë boksierë:
Bashkim Bajoku (55 kg)Riad Isufi (55 kg)Lindor Shala (65 kg)Erdi Aliu (65 kg)Shpëtim Bajoku (70 kg)Ensar Badallaj (70 kg)Flori Tarani (75 kg)Taulant Jakupi (85 kg).
Ekipi udhëhiqet nga trajneri Shefki Bogujevci, ndërsa drejtësinë në këtë turne do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, i cili njëherësh do të jetë edhe Team Leader i delegacionit.
Ky turne konsiderohet si një test i rëndësishëm për boksierët tanë, në rrugën drejt garave të mëdha evropiane.
Teilen: