Monday, 25. May 2026
Sport

Kosova me emra të rinj, Foda publikon listën

GS 25/05/2026 1 Min. Lesezeit

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e futbollistëve për ndeshjet miqësore ndaj Çekisë dhe Andorrës.

Në mesin e të ftuarve për herë të parë janë Dardan Shabanhaxhaj, Rilind Nivokazi dhe Valmir Matoshi, ndërsa në skuadër rikthehet edhe Bersant Celina.

Nga ana tjetër, në këtë grumbullim nuk do të jenë disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit, mes tyre Vedat Muriqi dhe Amir Rrahmani.

Teilen: