Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për “Euro 2026”.
Të enjten, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtina, Kosova mposhti Ukrainën 31:30 me rezultatin në ndeshjen që i takoi Grupit 6.
Për Kosovën, kjo është fitorja e parë në kualifikimeve në tri ndeshje të luajtura pasi më herët ka pësuar nga Ishujt Faroe dhe Holanda.
Kosova e nisi mirë ndeshjen dhe pjesën e parë e mbylli me një epërsi prej katër pikëve 16:12.
Në pjesën e dytë, ishte një lojë shumë e fortë por në fund Kosova arriti të triumfoj me një pikë epërsi për të shpresuar në kualifikim të Evropianin e vitit të ardhshëm.
Më efikasi te Kosova ishte Leonard Gegaj me 9 gola kurse kapiteni Valon Dedaj shtoi 8 gola. Në anën tjetër, tek Ukraina u veçua Dmytro Artemenko me 10 gola nga 12 tentime
Kjo fitore, shton gjasat e Kosovës për kualifikim në Evropian, që do të ishte sukses historik.
Kosova të dielën do të luajë sërish ndaj Ukrainës, por në Klaipeda të Lituanisë.
Dy të parët e grupit kualifikohen në Evorpian. Kualifikohen edhe katër përfaqësueset më të mira të vendit të tretë, prej tetë grupeve sa janë gjithsej dhe Kosova këtu e kërkon rastin e saj për kualifikim.
https://www.instagram.com/share/_wlTTXc0W