Thursday, 2. July 2026
Sport

Kosova pëson nga Shqipëria

GS 02/07/2026 1 Min. Lesezeit

Basketbollistët e Kosovës kanë dëshpëruar me paraqitje dhe me humbjen nga Shqipëria, ka humbur edhe gjasat për të avancuar në raundin e dytë të parakualifikimeve për “Eurobasket 2029”.

Kosova të enjten mbrëma në palestrën thuajse të zbrazët “Sezai Surroi” në Prizren, u mposht me rezultatin 89:82 nga Shqipëria.

Kosovës i ka mbetur edhe një ndeshje për ta luajtur në Grupin C. Më 5 korrik, Kosova luan në udhëtim te Sllovakia.

Teilen: