Tuesday, 25. August 2026
Sport

Kosova siguron medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare

GS 25/08/2026 1 Min. Lesezeit

Boksierja Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, event që transmetohet në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

27-vjeçarja fitoi ndeshjen ndaj turkes Esmanur Lok dhe siguroi një vend në gjysmëfinale, ku synon të vazhdoj rrugëtimin drejt medaljes së artë. Gjysmëfinalen Donjeta Sadiku e zhvillon të mërkurën përballë grekes, Sofia Legaki.

Edhe nëse nuk arrin që të shkojë në finale, boksierja kosovare e ka të sigurtë medaljen e bronztë (në sportin e boksit jepen 2 medalje bronzi).

Teilen: