Friday, 11. September 2026
Sport

Kosova tenton t’i “rrëmbejë” Shqipërisë, talentin e sulmit, Enis Rexhepi

GS 11/09/2026 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Enis Rexhepi ka kthyer në vëmendje përballjen ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës e Shqipërisë, për të ardhmen e futbollit.

Derisa 18-vjeçari, po shkëlqen me të rinjtë e Stuttgartit, duke realizuar gola, raportohet nga mediat shqiptare, se për të ka hyrë në garë edhe FFK-ja, me drejtuesit e saj për ta bindur të vendos për Kombëtaren dardane.
Ylli i Kombëtares U-19 siç zbulon “Albanian Scout” nga menaxheri i lojtarit, që Rexhepi është pranë kalimit te Kosova. “Dardanët” kanë lëvizur për të marrë Rexhepin nga kuqezinjtë, pasi po spikat në fillimin e sezonit.

Qendërsulmuesi regjistron plot 12 gola në 7 ndeshje të këtij sezoni. Pesë golat ndaj Bayernit U-19 dhe tripleta në ndeshjen e “UEFA Youth League” kanë bërë që të tërheqë vëmendje.

Madje Stuttgarti i rinovoi pikërisht dje kontratën duke treguar besimin te talenti i Rexhepit në sulm.

Teilen: