Friday, 15. May 2026
Sport

Kosova U18 në hendboll mposhtet nga Egjipti

GS 22/08/2024 1 Min. Lesezeit

Hendbollistet e Kosovës U18 janë mposhtur nga Egjipti në kuadër të garës për plasman në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës.

Të enjten herët në mëngjes, Kosova U18 pësoi me rezultat 29:22. Dallimi u bë në pjesën e parë të cilën Egjipti e fitoi 14:8.

Më efikasja te Kosova ishte Arjeta Imeraj me shtatë gola. Gjashtë i shënoi Diona Dreshaj, ndërsa me tri gola takimin e përfundoi Orgesa Gola.

Pas dy fazave grupore, vajzat tona po garojnë për plasman nga pozitat prej 21 deri në pozitën e 24-t.

Të premten herët në mëngjes Kosova U18 luan ndaj Nigerisë për vendin e 23-të.

Ndërkohë për vendin e 21-të luajnë Taipei Kinez dhe Egjipti.

Ndeshja e nesërme me Nigerinë është e fundit për Kosovën në Botërorin në Kinë.

Të kujtojmë që për herë të parë një Kombëtare e Kosovës në konkurrencë të sportisteve në sportet ekipore është kualifikuar dhe po paraqitet në Kampionat Botëror.

Teilen: