Monday, 11. May 2026
Sport

Kosova udhëton në Slloveni, sonte përballet me Kuvajtin

GS 05/09/2023 1 Min. Lesezeit

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka udhëtuar për në Slloveni.

Kosova është vendosur në qytetin Lashko, ndërsa  mbrëmë ka zhvilluar një stërvitje.

  

Në këtë qytet, Përfaqësuesja jonë e hendbollistëve do t’i zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me Kombëtaren e Kuvajtit, njofton FHK, shkruan Lajmi.net.

Ndeshja e parë është të martën prej orës 17:30, ndërsa e dyta të mërkurën prej orës 16:30.

Këto ndeshje zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për ciklet e ardhshme kualifikuese.

Disa prej reprezentuesve të rregullt mungojnë për shkak të angazhimit në skuadrat e tyre. Ndërkohë dy ndeshjet përgatitore do të shërbejnë edhe për testimin e disa lojtarëve të rinj.

  

  


Teilen: