Futbollistët e Kombëtares së Kosovës e kanë zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali.
Nën urdhrat e trajnerit Franco Foda, “Dardanët” kanë stërvitur me përkushtim në aspektin tekniko-taktik.
Kosova do të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji, ku më 22 mars do të përballet me Armeninë, ndërsa më 26 mars zhvillon ndeshje kundër Hungarisë.