Saturday, 9. May 2026
Sport

Kostakurta: Reijnders ishte më i miri kundër Bolonjës, si holandez është pak mendjemadh

GS 25/08/2023 1 Min. Lesezeit

Njëzet e shtatë pasime të sakta dhe mbi 12 kilometra të përshkuar e vunë në pah lojën e Tizhani Reijndersit kundër Bolonjës.Italy Soccer Serie A

Holandezi ishte ndër më të vlerësuarit, pavarësisht se elozhet kryesore i morën Pulisiçi që shënoi në debutimi dhe Zhiru që vijon të bëjë punën e tij me sukses pavarësisht se së shpejti do të mbushë 27-vjeç. Sidoqoftë, ekspertëve të futbollit, si Alesandro Kostakurta, nuk u ka shpëtuar loja e 24-vjeçarit që erdhi te Milani për rreth 20 milionë euro nga Alkmari.

“Reijnders është më i zgjuari, ai i ndihmon të gjithë të tjerët të lartësojnë ekipin. Holandezët me të cilët luaja kishin këtë karakteristikë: ata dinin të luanin futboll dhe e bënin shumë mirë punë e tij. Çfarë i lidhi ata së bashku? Mendjemadhësia: të gjithë ishin nga pak”, ka deklaruar ish-mbrojtësi i “djallit” në një deklaratë për rrjetin “DAZN”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: