Sportistët nga Kosova vazhdojnë shkëlqimin në arenën ndërkombëtare.
Ardian Krasniqi është një ndër boksierët më me perspektiv në Gjermani.
Krasniqi ka njoftuar se lufta e tij e ardhshme do të jetë për titullin e kampionatit kombëtar gjerman.
Luftën e radhës Krasniqi do ta zhvillojë më 23 shtator në “Getec Arena” në Magdeburg të Gjermanisë.
Ai theksoi se është gati të triumfojë njëjtë si xhaxhi i tij Luan Krasniqi, i cili gjithashtu e ka fituar këtë titull.
“Lufta ime e radhës është vendosur! Lufta do të jetë për titullin e kampionatin kombëtar gjerman, titulli më i rëndësishëm i Gjermanisë! Jam gati dhe dua ta rikthej ketë titull në familje pas 21 vitesh kur triumfoi xhaxhai im, Luan Krasniqi kundër Rene Hanl”, shkroi Ardian Krasniqi në rrjetin social Facebook.