Wednesday, 11. November 2026
Sport

Krenaria për të luajtur për Kosovën e tri ardhjeve të reja

GS 11/11/2026 1 Min. Lesezeit

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), ka pubikuar të mërkurën një video të shkurtër të tre lojtarëve të rinj të Kosovës. 

Mbrojtësit Lindrit Kamberi dhe Bleon Kurtulush, si dhe sulmuesi Enis Rexhepi, janë grumbulluar për herë të parë me  “Dardanët”.

“Unë jam shumë krenar dhe mezi pres ta veshi fanellën e Kosovës”, thotë Kamberi, kapiten i Zurichut.

“Jam shumë krenar ta veshi fanellën e ‘Dardanëve’”, thotë Rexhepi, që ka luajtur për të rinjtë e Shqipërisë dhe po zhvillohet te Stuttgarti.

“Zemra ime ka rrahur gjithnjë për Kosovën”, thotë Bleon Kurtulush. Ai ka luajtur për të rinjtë e Suedisë. Është pjesë e Malmos.

Me “Forca Kosova” përfundojnë prezantimin të tre lojtarët.

Teilen: