Kombëtarja e Shqipërisë në futboll po vazhdon përgatitjet me intensitet për ndeshjen e rëndësishme ndaj Finlandës.
Nën urdhrat e selektorit Rolando Maran, Shqipëria ka mbajtur seancën e radhës stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Ekipi është i kompletuar, me përjashtim të Arbër Hoxhës e Kristjan Shpendit që po stërviten të diferencuar derisa stafi mjekësor po e mbanë nën vëzhgim situatën e tyre.
Maran pothuajse ka vendosur për planin taktik për ndeshjen me Finlandën, e cila luhet të enjten mbrëma në “Air Albania” kurse selektori ka në mendje edhe formacionin startues.
Në portë, do të jetë Etrit Berisha kurse mbrojtja do të përbëhet prej treshes Mario Mitaj, Berat Gjimshiti e Ardian Ismajli.
Mesfusha do të jetë me Elseid Hysajn dhe Stavro Pilon në krahë kurse në qendër do të vendosen Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani.
Rey Manaj do të jetë në sulm, ndërsa do të përkrahet nga Ernest Muçi në krahun e majtë dhe Qazim Laçi në të djathtin.