Thursday, 28. May 2026
Sport

Kristian Shpendi spikat në Itali, kryegolashënuesi i Seria B vlerësohet si sulmuesi i tretë më i mirë në kampionat

GS 01/11/2024 1 Min. Lesezeit

Kristian Shpendi është padyshim ndër lojtarët më të rëndësishëm të Çezenës. Sulmuesi 21-vjeçari kryeson renditjen e golashënuesve në Seria B me 6 gola, teksa janë luajtur 11 javë kampionat.

kristian shpendi

“Tuttomercatoweb” e ka përzgjedhur në 20 lojtarët që kanë bërë më mirë deri tani. Dhe me vlerësimin e dhënë, Shpendi renditet në vendin e gjashtë.

vitu

Ndërkohë pas paraqitjeve dhe golave të tij konsiderohet si sulmuesi i tretë që ka bërë më mirë në 11 javë kampionat.

str

Kështu Shpendi vazhdon në Itali formën e sezonit të kaluar ku me Çezenën ishte pjesë e Seria C. Kujtojmë se sulmuesi shënonte 20 gola në kampionat duke kontribuar drejtpërdrejt në ngjitjen e Çezenës

PANORAMASPORT.AL

Teilen: