• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kristjan Asllani i katërti në historinë e Serie A, kush janë shqiptarët që kanë fituar titullin e kampionatit elitar italian

23/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi është kampioni më i ri i Serie A, duke fituar zyrtarisht titullin e 20-të pesë ndeshje para përfundimit të kampionatit.
Zikaltërit mposhtën Milanin 1-2 dhe tani kanë 86 pikë, 17 më shumë se ndjekësi i tyre më i afërt që është Milan.

Merita në titullin e Interit padyshim që ka edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani që po kalon vitin e tij të dytë me fanellën zikaltër.

Asllani ka qenë pjesë e rëndësishme e këtij Interi, derisa bëhet vetëm futbollisti i parë shqiptar që ka fituar titullin kampion në Serie A me fanellën e Interit.

Futbollisti i parë shqiptar që ka fituar titullin në Serie A, është i ndjeri Naim Kryeziu nga Gjakova.

Ai kishte luajtur për tetë vite me Romën, ndërsa kishte fituar titullin e parë në histori të skuadrës italiane në sezonin 1941/42. Futbollisti i dytë shqiptar që ka fituar titullin në Serie A, është sulmuesi Giacomo Vrioni, aktualisht në MLS te New England Revolution. Vrioni ishte pjesë e Juventusit në sezonin 19/20 ku luajti një ndeshje dhe u shpall kampion i Italisë.

Ndërkohë futbollisti i tretë shqiptar që ka fituar titullin është Amir Rrahmani me Napolin. 30-vjeçari nga Prishtina u shpall kampion i Italisë me Napolin në sezonin 22/23 ku ishe nder futbollistët kryesorë të kësaj skuadre./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Kampionati i futbollit 5×5 ul siparin/ ATS shpallet kampion ,Sallmani fiton kupën Kategoria e Dytë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.