Wednesday, 24. June 2026
Sport

Kroacia dhe Kolumbia mjaftohen me nga një gol, “Cafeteros” kalojnë në 1/16-at

GS 24/06/2026 1 Min. Lesezeit

Për bakllkanasit realizoi Budimir ndaj Panamasë, kurse për kolumbianët njeriu i fitores ndaj Kongos dhe kualifikimit në 1/16-at ishte Munoz.

Kroacia ka marrë fitoren e parë në Botërorin 2026, pasi mundi Panamanë 1-0 në ndeshjen e dytë të Grupit L. Ndeshja u vendos nga një gol i Budimir pak pas fillimit të pjesës së dytë. Modriç me shokë ngjiten kështu në kuotën e 3 pikëve dhe shpresojnë për kalimin më tej, kurse Panamaja mbetet me 0 pikë dhe është eliminuar nga kompeticioni.

Të njëjtin rezultat arriti edhe Kolumbia në Grupin K. Me një gol të Daniel Munoz çerek ore para fundit, ”Cafeteros” mundën Republikën Demokratike të Kongos dhe u kualifikuan në fazën e 1/16-ve. Afrikanët mbeten me 1 pikë pas dy ndeshjesh.

Teilen: