Tuesday, 23. June 2026
Sport

Kroacia synon pikët e para në Kupën e Botës

GS 23/06/2026 1 Min. Lesezeit

Kroacia pati një ecuri të jashtëzakonshme pa humbje nga mesi i qershorit 2025 deri në mars. Por një javë më herët humbja 4:2 nga Anglia prishi serinë e mirë të kroatëve me tetë fitore e një barazim.

Nënkampionia e vitit 2018 dhe gjyëmëfinalisjta e vitit 2022, synon fitoren ndaj Panamasë për të shmangur eliminimin e hershëm nga Botërori.

Ndeshja në Toronto nis në orën 01:00 të mëngjesit të së mërkurës, sipas kohës në Kosovë.

Kroatët vlerësohen favoritë përballë Panamasë, që pësoi humbje në ndeshjen e parë nga Gana me gol të minutave shtesë.

Ylli Luka Modriq pritet të paraqitet sërish në qendër të mesfushës. Paraqitja e Modriqit u vlerësua pozitive, pavarësisht humbjes 4:2 nga Anglia.

Në moshën 40-vjeçare, Modriq po e luan Botërorin e pestë. Ky do të jetë rasti i tij i fundit për të bërë më shumë histori me Kroacinë.

Teilen: