• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kroos: Urime cilitdo klub që është në gjendje të nënshkruajë me Klopp

01/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Toni Kroos, në rolin tjetër profesional, atë të një analisti futbolli në podkastin e tij “Einfach mal Luppen”, ka folur për largimin e Jürgen Klopp nga Liverpool-i në fund të sezonit. Mesfushori gjerman ka lavdëruar bashkatdhetarin e tij dhe ka uruar paraprakisht këdo që mund ta rrëmbejë, pas largimit nga “Anfield”:

“Urime kujtdo që ka mundësi të nënshkruajë me Klopp tani. Nuk e besoj se duket i lodhur tani, nuk e kuptova këtë arsye për largimin.

Shumë njerëz ia sugjeruan tërheqjen sezonin e kaluar, kur po kalonte një kohë të vështirë. Ndoshta shumë njerëz prisnin që të largohej atëherë, por ai bëri një lëvizje mjeshtërore dhe tha: Do ta rregulloj përsëri dhe më pas do të ndaloj”.

Këto komente, Kroos i bëri në podcast-in që ndan me vëllain e tij, Félix. Lojtari madrilen është plot lëvdata për Klopp dhe admiron besnikërinë e tij ndaj skuadrave që ka drejtuar: “Çfarë mund t’i thuash Klopp-it? Edhe pse ka vite që punon jashtë vendit, sondazhet tregojnë se është deri tani trajneri më popullor në Gjermani.

Mendoj se e njëjta gjë mund të thuhet tani në Angli. Kjo do të thotë diçka. Njohja që mori atje nuk mjafton për ta përshkruar atë që bëri atje. Për të gjithë tifozët e Liverpool-it dhe futbollit, Jürgen Klopp është sinonim i një besnikërie të caktuar. Veçanërisht i përkushtimit, dashurisë për klubin dhe suksesin. Tani është një legjendë në Gjermani, një legjendë e Liverpool-it dhe në Angli”.

Për të ardhmen e tij dhe opsionin që të jetë trajner i kombëtares gjermane, Kross e sponsorizon: “Ai e meriton ta marrë këtë vendim i vetëm, është një njeri shumë inteligjent, që njeh momentet. Nëse beson se tani është koha, atëherë e mirëpresim.

Si tifozë gjermanë të futbollit, ne mund të shpresojmë vetëm se në një moment mund ta bindim atë të luajë ndonjë rol në Gjermani. Kjo është ajo që e kemi pritur me padurim për shumë e shumë vite”.

Next Post

Ish - lojtari i Partizanit: Garoj kundër vetes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.