Nesër do të zhvillohen ndeshjet e para të çerekfinales së Kupës së Kosovës, ndër to edhe përballja mes Prishtinës e Trepçës ’89.
Fituesi i kësaj përballje do ta siguronte kualifikimin në gjysmëfinale të kësaj gare.
Para ndeshjes së nesërme ka folur edhe sulmuesi i Prishtinës, Leotrim Kryeziu, i cili pret që skuadra e tij ta sigurojë nesër kalimin në gjysmëfinale.
“Fitorja me Lirinë ishte e mirëseardhur dhe në moment të duhur para lojës shumë të rëndësishme të objektivit tonë kryesor të Kupës së Republikës. Ajo paraqitje na ka forcuar besimin, sepse edhe ishim disa ndeshje pa fituar. Andaj, megjithëse nesër na pret ndeshje tejet e vështirë, ne do t’i qasemi me seriozitetin maksimal ku realisht presim kalimin në gjysmëfinale, gjithmonë duke besuar në angazhimin dhe cilësitë tona që i posedojmë”, tha Kryeziu.