Prestigjiozja franceze, “L’Equipe”, bëri bujë këtë javë me një raport që thoshte se Bajerni ishte në prag të një përparimi në pistën “Simons”. Sipas këtij mediumi, skuadra e Mynihut është e përgatitur të paguajë deri në 90 milionë euro për lojtarin ofensiv.
Duket sikur një lëvizje nga Ksavi te rekordmenët e Gjermanisë po afrohet gjithnjë e më shumë. Sipas informacioneve të “AZ”, gazetari Maksimilian Kosh pohon se talenti holandez preferon qartësisht një lëvizje te bavarezët.
Marrëveshja me Xavi është vetëm çështje kohe? Në përputhje me spekulimet e vazhdueshme, vetë Simons foli dhe nxiti më tej thashethemet. Ai postoi një kartë zëvendësimi në “Instagram”, duke e bërë të qartë se së shpejti do të merret një vendim për të ardhmen e tij sportive. Sipas raportimeve, holandezi përjashton kategorikisht qëndrimin te PSG-ja. Megjithatë, Ksavi është i lidhur me parisienët deri në vitin 2027.
Parisi është gati ta shesë holandezin, por një transferim fiks është i mundur vetëm në verën e vitit 2025. Duke pasur parasysh prononcimet e mediave gjatë këtyre ditëve, gjërat tani mund të lëvizin shumë shpejt mbi të ardhmen e Simons. Ka tashmë një marrëveshje bazë mes Bajernit dhe lojtarit. Skuadra e Mynihut “thjesht” duhet të gjejë mekanizmat e duhura për të rënë dakort me PSG-në. Modeli i preferuar i bavarezëve do të ishte huazimi njëvjeçar me opsion blerje në vitin 2025. Përveç rekordmenëve, edhe Lajpcig është ende në garë. “Demat” shpresojnë për një tjetër hua.
VENDIMI I KIMISH – Shumë klube të Premier Ligës janë të interesuar për të nënshkruar me Joshua Kimish, por duket se futbollisti 29-vjeçar e ka marrë vendimin final mbi edicionin 2024-2025, do të qëndrojë në “Allianz Arena”. Gazetari italian Xhanluka Di Marcio pohon: “Unë nuk mendoj se Kimish do të largohet. Ai ka qenë i lidhur me klubet italiane dhe unë kam pyetur me ta, e vështirë për të që të largohet. Është lojtari perfekt për disa klube dhe mund të luajë në pozicione të ndryshme. Bajern nuk është i gatshëm ta lejojë zhvendosjen e Joshuas”, tha Di Marcio.
Kimish ka kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2025, ndërsa kostoja e tij sipas mediumit ekspert të “Transfermarkt” shkon deri në 50 mln euro.
PANORAMASPORT.AL