Thursday, 23. April 2026
Futboll

“Kualifikimi fitohet në fushë”, në Itali ndjehen të turpëruar nga propozimi i Trump dhe i japin të drejtë FIFA-s

GS 23/04/2026 2 Min. Lesezeit

Italia ka refuzuar kategorikisht një propozim mjaft të habitshëm për të marrë pjesë në Kupën e Botës, në vend të Iranit. Në një situatë që përzien sportin dhe diplomacinë, ideja e rikthimit të Italisë në Botëror është përfolur shpesh javët e fundit.

Propozimi është bërë nga Paolo Zampolli, një bashkëpunëtor i ngushtë i Donald Trump, i cili e paraqiti argumentin për arsye sportive dhe diplomatike. Por qëndrimi i FIFA-s është shumë i qartë: nuk do të bëhen ndryshime dhe pjesëmarrja e Iranit është konfirmuar, duke i mbyllur derën përgjithmonë aludimeve të fundit.

Edhe vetë italianët kanë dalë kundër këtij propozimi. Ministri i Sportit, Andrea Abodi, e mbylli menjëherë këtë diskutim, duke e quajtur një skenar të tillë “të papërshtatshëm” dhe duke i kujtuar të gjithëve se “kualifikimi fitohet në fushë”.

Ky qëndrim u mbështet nga Luciano Buonfiglio, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Italian, i cili tha se ishte “i ofenduar” nga sugjerimi, ndërsa Giancarlo Giorgetti, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, pranoi se do të “turpërohej” nga një veprim i tillë, duke refuzuar totalisht këtë propozim.

Teilen: