Wednesday, 13. May 2026
Sport

Kualifikimi i PSG-së në fazën tjetër të Championsit, presidenti Al-Khelaifi: Jemi shumë të kënaqur me Luis Enriken

GS 14/12/2023 1 Min. Lesezeit

PSG-ja arriti të kualifikohet në fazën tjetër të Championsit, duke u renditur në vendin e dytë pas Dortmundit. Në një prononcim për Canal+, presidenti i klubit francez Naser Al-Khelaifi u shpreh se janë shumë të kënaqur me punën e Luis Enrikes.

MixCollage-14-Dec-2023-01-49-PM-96-2

Ne luajtëm me stilin tonë, performuam në nivele të larta. Jemi të kënaqur me trajnerin. Jemi të kënaqur me punën që po zhvillon dhe stilin e lojës që po aplikon në skuadër. Kjo është ajo që duam. Ne duam të jemi një skuadër që sulmon. Dhe Luis Enrike është shumë i motivuar në këtë aspekt. Ky është shkaku pse nënshkruam me të. Edhe ndaj Dortmundit krijuam shumë raste për gol”, tha ai

PANORAMASPORT.AL

Teilen: