Friday, 25. September 2026
Sport

​Kuka për Muriqin: Kështu feston kapiteni

GS 25/09/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i njohur i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Irlandës, duke e veçuar festimin e kapitenit Vedat Muriqi pas golit të vetëm të ndeshjes.

Kuka ka publikuar një fotografi të Muriqit duke festuar me fanellën ku shkruhej “Drejtësi për çlirimtarët”, mesazh që kapiteni i Kosovës e shfaqi pas shënimit të golit të fitores.

“Për një ditë të mirë… Kështu feston Kapiteni i Kosovës dhe Shqipërisë. Kështu feston i tërë ekipi dhe stadiumi i mbushur përplotë”, ka shkruar Kuka.

Ai ka vlerësuar paraqitjen e Kombëtares së Kosovës në përballjen me Irlandën, duke e cilësuar atë si të shkëlqyeshme.

“Çfarë ekipi i Kosovës mbrëmë kundër Irlandës. I shkëlqyeshëm! E pamja në fund të ndeshjes flet shumë!”, ka shkruar Kuka.

Në fund, trajneri i xhudos ka përcjellë edhe një mesazh të lidhur me brezat e rinj dhe lirinë e Kosovës.

“Gjenerata të lirisë! Gjenerata që nuk lejojnë robëri kurrë më!”, ka përfunduar Kuka.

Kosova e mposhti Irlandën 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, me golin e Vedat Muriqit, duke e nisur me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Teilen: